Për këtë edicion
Edicioni i 26-të u mbajt më 9 korrik 2016 në sallën e konferencave të Orchide-së, me një folës të vetëm dhe të veçantë.
Safet Beqiri, kryeshef i Kirurgjisë Torakale-Onkologjike në Klinikën Kerckhoff në landin e Hesenit në Gjermani, i konsideruar si një nga mjekët më të mirë në Evropë dhe botë, foli për rrugëtimin e tij deri në këtë pozitë dhe për përvojat nga ushtrimi i profesionit të mjekut. Ai ndau me publikun e pranishëm përvoja të ndryshme nga puna e tij si kirurg torakal, me operacione në shumë shtete të ndryshme të botës.
Organizuar nga ekipi organizativ lokal i BarCamp Ferizaj, me mbështetjen e IPKO Foundation.
Folësit
-
Fjalimi 1
Safet Beqiri
“Rrugëtimi në kirurgjinë torakale”
Kryeshef i Kirurgjisë Torakale-Onkologjike në Klinikën Kerckhoff në Gjermani, një ndër mjekët më të mirë në botë në fushën e tij.
Profili i folësit
Fotot
Nuk kemi ende foto nga ky edicion
Nëse ishe aty dhe ke foto, na i dërgo. Do t’i shtojmë në arkiv.
Na i dërgo fotot e tuaShiko albumin e plotë në Facebook

