Për këtë edicion
Edicioni i 30-të u mbajt më 1 prill 2017 në sallën e konferencave të Orchide-së dhe trajtoi gazetarinë, privatësinë dhe teknologjinë.
Sylejman Shaqiri, ish-drejtor i RTK-së dhe gazetar i njohur në nivel lokal dhe qendror, foli për përvojat e tij në gazetari dhe si arrihet suksesi në këtë profesion.
Besart Abazi, nga Cyber Security Privacy, foli për konferencën që organizojnë çdo vit dhe për punën e organizatës në promovimin e privatësisë dhe sigurisë në botën digjitale.
Flakërim Ismani foli për projektin Libri Dixhital, që lidh librat e shtypur me burime online për të njëjtin libër, ku të rinjtë mund të thellojnë njohuritë e tyre.
Organizuar nga ekipa e të rinjve aktivistë të BarCamp Ferizaj, nën ombrellën e Iniciativa për Progres (INPO), me mbështetjen e IPKO Foundation.
Folësit
-
Fjalimi 1
Sylejman Shaqiri
“Suksesi në gazetari”
Ish-drejtor i RTK-së dhe gazetar i njohur në nivel lokal dhe qendror.
Profili i folësit -
Fjalimi 2
Besart Abazi
“Privatësia dhe siguria në botën digjitale”
Nga Cyber Security Privacy, organizatë që promovon privatësinë dhe sigurinë në botën digjitale.
Profili i folësit -
Fjalimi 3
Flakërim Ismani
“Libri Dixhital”
Drejtor i kompanisë teknologjike UrbanWay dhe nismëtar i projektit Libri Dixhital.
Edhe 1 edicion tjetër
Fotot
Nuk kemi ende foto nga ky edicion
Nëse ishe aty dhe ke foto, na i dërgo. Do t’i shtojmë në arkiv.
Na i dërgo fotot e tuaShiko albumin e plotë në Facebook

