Për këtë edicion
Edicioni i 34-të u mbajt më 23 shtator 2017 në sallën e konferencave të Orchide-së, me drejtuesit e dy festivaleve të njohura: Hardh Fest në Rahovec dhe DokuFest në Prizren.
Agi Haxhimurati, drejtor kreativ i Hardh Fest, foli për Festivalin e Vjeljes së Rrushit, për krijimin e markës Hardh Fest në vitin 2015, për aktivitetet dhe sloganet e përvitshme të festivalit. Foli edhe për fuqinë e kreativitetit dhe për përfitimet e vreshtarëve, verëtarëve, qytetarëve dhe vetë Rahovecit nga turizmi që sjell festivali.
Veton Nurkollari, drejtor artistik i DokuFest, foli për gjërat që e kanë frymëzuar rrugëtimin e DokuFest, për vullnetarizmin dhe pse ka kaq rëndësi, për Prizrenin dhe si festivali i ka përfshirë disa nga vendet më të njohura të qytetit.
Organizuar nga ekipa e të rinjve aktivistë të BarCamp Ferizaj, nën ombrellën e Iniciativa për Progres (INPO), me mbështetjen e IPKO Foundation.
Folësit
-
Fjalimi 1
Agi Haxhimurati
“Hardh Fest”
Drejtor kreativ i Hardh Fest, Festivalit të Vjeljes së Rrushit në Rahovec.
Profili i folësit
Fotot
Nuk kemi ende foto nga ky edicion
Nëse ishe aty dhe ke foto, na i dërgo. Do t’i shtojmë në arkiv.
Na i dërgo fotot e tuaShiko albumin e plotë në Facebook

