Për këtë edicion
Edicioni i 36-të u mbajt më 18 nëntor 2017 në sallën e konferencave të Orchide-së, në kuadër të Javës Globale të Sipërmarrësisë, dhe i kushtohej sipërmarrjes ndër të rinjtë dhe rëndësisë së promovimit të saj.
Vjosa Shaqiri, menaxhere e marrëdhënieve me publikun në PR Solutions, foli për punën e kompanisë në menaxhimin e marrëdhënieve me publikun dhe të eventeve për klientët e saj, si dhe për marketingun digjital në përgjithësi.
Gëzim Begolli, sipërmarrës me mbi dhjetë vjet përvojë në menaxhim dhe me fokus te bashkëpunimet ndërkombëtare, themeloi në vitin 2013 kompaninë Httpool në Kosovë dhe Shqipëri, pjesë e një kompanie globale, dhe në vitin 2016 kompaninë TIME FRAME në Kosovë dhe Gjermani. Kishte qenë edhe këshilltar për zhvillim biznesi në IQ to Link gjatë themelimit të saj, në vitet 2015 dhe 2016, dhe drejtor për shitje dhe promovim në Telegrafi.com.
Shaqir Haliti, ligjërues i Business Communication dhe Project Management në Cacttus Education, kishte kryer studimet bachelor në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës dhe masterin në Strategic Management and Sustainable Development në Universitetin e Bolonjës, dhe ishte i certifikuar si Management Consultant (CMC) nga Instituti Ndërkombëtar për Certifikimin e Konsulentëve të Menaxhimit.
Organizuar nga ekipa e të rinjve aktivistë të BarCamp Ferizaj, nën ombrellën e Iniciativa për Progres (INPO), me mbështetjen e IPKO Foundation.
Folësit
-
Fjalimi 1
Vjosa Shaqiri
“PR dhe marketingu digjital”
Menaxhere e marrëdhënieve me publikun në PR Solutions, me klientë si Coca-Cola Hellenic dhe Ferronikeli.
Edhe 1 edicion tjetër -
Fjalimi 2
Gëzim Begolli
“Sipërmarrja dhe bashkëpunimet ndërkombëtare”
Sipërmarrës, themelues i Httpool në Kosovë dhe Shqipëri dhe i TIME FRAME në Kosovë dhe Gjermani.
Profili i folësit -
Fjalimi 3
Shaqir Haliti
“Sipërmarrja dhe menaxhimi i projekteve”
Ligjërues i Business Communication dhe Project Management në Cacttus Education dhe konsulent i certifikuar menaxhimi (CMC).
Profili i folësit
Fotot
Nuk kemi ende foto nga ky edicion
Nëse ishe aty dhe ke foto, na i dërgo. Do t’i shtojmë në arkiv.
Na i dërgo fotot e tuaShiko albumin e plotë në Facebook

