Për këtë edicion
Edicioni i 43-të u mbajt më 17 nëntor 2018 në sallën e konferencave të Orchide-së, në kuadër të Javës Globale të Sipërmarrësisë. U fol për zhvillimin e sipërmarrjes te të rinjtë dhe për përdorimin e teknologjisë dhe të inteligjencës artificiale në sipërmarrje dhe menaxhim.
Lularta Aliu-Halili, me mbi 12 vjet përvojë në burimet njerëzore në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, në organizata dhe institucione me 4 200 deri në 27 000 punonjës, foli për menaxhimin e organizatave: rekrutimin, tranzicionin dhe ristrukturimin, zhvillimin dhe trajnimin, sistemet HRIS dhe administrimin e burimeve njerëzore.
Partin Imeri, bashkëthemelues dhe inxhinier softueri në Incodeks, me mbi shtatë vjet në ICT dhe fokus te teknologjitë e uebit, foli si mund të përdoret teknologjia për të krijuar asistentë virtualë (chatbot) dhe pse janë të rëndësishëm për bizneset, me projekte konkrete të Incodeks.
Organizuar nga ekipa e të rinjve aktivistë të BarCamp Ferizaj, nën ombrellën e Iniciativa për Progres (INPO), me mbështetjen e IPKO Foundation.
Folësit
-
Fjalimi 1
Lularta Aliu-Halili
“Menaxhimi i burimeve njerëzore”
Mbi 12 vjet përvojë në burimet njerëzore në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, në organizata me deri në 27 000 punonjës.
Profili i folësit -
Fjalimi 2
Partin Imeri
“Chatbot-ët dhe bizneset”
Bashkëthemelues dhe inxhinier softueri në Open Data Kosovo dhe më pas në Incodeks, me fokus te teknologjitë e uebit dhe te mentorimi i gjeneratave të reja.
Edhe 2 edicione të tjera
Fotot
Nuk kemi ende foto nga ky edicion
Nëse ishe aty dhe ke foto, na i dërgo. Do t’i shtojmë në arkiv.
Na i dërgo fotot e tua

