Për këtë edicion
Edicioni i 22-të, i fundit për vitin 2015, u mbajt të martën, më 22 dhjetor, në sallën e konferencave të Orchide-së. U fol për thyerjen e barrierave të komunikimit mes komuniteteve në Kosovë dhe për diskriminimin racor, nacional dhe për shkak të orientimit seksual, përmes hulumtimeve, projekteve vetëdijësuese dhe një shfaqjeje teatrore.
Valentina Abazi prezantoi një hulumtim që kreu me ekipin e saj për problemet me të cilat përballen komunitetet serb, turk, boshnjak, goran dhe rom, ashkali e egjiptian në Kosovë.
Liridon Veliu, bashkëdrejtor ekzekutiv dhe menaxher programesh në Qendrën për Emancipim Shoqëror (QESh), shpjegoi konceptet bazë të terminologjisë LGBT, objektivat dhe aktivitetet e QESh-it, si dhe projektin „Kosovo is Ready” (KiR), të mbështetur nga USAID.
Shpëtim Selmani foli për shfaqjen teatrore „Enciklopedia e të gjallëve”, një bashkëpunim serbo-kosovar për problemet mes komunitetit serb dhe atij shqiptar: idetë nacionaliste, arsyet absurde dhe politikën që çuan në luftë. Prezantoi edhe librin e tij më të ri, „Shënimet e një grindaveci”.
Organizuar nga ekipi organizativ lokal i BarCamp Ferizaj, me mbështetjen e IPKO Foundation.
Folësit
-
Fjalimi 1
Valentina Abazi
“Komunitetet në Kosovë: një hulumtim”
Menaxhere e Programit për Qeverisje të Mirë në Iniciativa për Progres (INPO), me hulumtime për komunitetet në Kosovë dhe për pjesëmarrjen publike.
Edhe 1 edicion tjetër -
Fjalimi 2
Liridon Veliu
“QESh dhe Kosovo is Ready”
Bashkëdrejtor ekzekutiv dhe menaxher programesh në Qendrën për Emancipim Shoqëror (QESh).
Profili i folësit -
Fjalimi 3
Shpëtim Selmani
“Enciklopedia e të gjallëve”
Poet, aktor teatri, prozator dhe dramaturg, me master në aktrim nga Universiteti i Prishtinës; aktivist në Lëvizjen FOL. Autor i „Shënimet e një grindaveci” dhe „Në kohën e gjakut dhe zhgënjimit, 2010–2017”.
Edhe 2 edicione të tjera
Fotot
Nuk kemi ende foto nga ky edicion
Nëse ishe aty dhe ke foto, na i dërgo. Do t’i shtojmë në arkiv.
Na i dërgo fotot e tuaShiko albumin e plotë në Facebook

