Edicioni #4 nga 50

Poezia, aktivizmi dhe filmi

Data
21 dhjetor 2013
Vendi
Orchide Tower, kati i katërt
Folësit
Shpëtim SelmaniMiranda GagicaBesim Ugzmajli

Eventi në Facebook 

Për këtë edicion

Edicioni i katërt u mbajt më 21 dhjetor 2013 dhe solli një poet, një aktiviste dhe një regjisor filmi. Pas edicionit për sipërmarrjen, publiku dëgjoi për një libër me poezi, për një shkollë aktivizmi për të rinjtë dhe për një dokumentar ndërkombëtar të një regjisori nga Ferizaji.

Shpëtim Selmani, aktivist në Lëvizjen FOL dhe poet që nga rinia, foli për librin e tij me poezi, një dorëshkrim personal me poezi të shkruara në pesë-gjashtë vitet e fundit. Libri është i ndarë në shtatë periudha, poezitë janë lënë ashtu siç u krijuan, pa ndërhyrje të mëvonshme, dhe titulli i tij ende nuk ishte vendosur.

Miranda Gagica, menaxhere e projektit „Shkolla e Aktivizmit” në OJQ-në Iniciativa për Progres (INPO), foli për këtë shkollë për të rinjtë 16–20 vjeç, të mbajtur në shtatë qytetet kryesore të Kosovës gjatë tetë muajve. Tregoi çfarë e bënte këtë shkollë ndryshe nga të tjerat, sfidat e realizimit dhe mini-projektet që INPO financoi në secilin qytet, të nisura nga vetë pjesëmarrësit.

Besim Ugzmajli, regjisor filmi nga Ferizaji, foli për dokumentarin e tij vëzhgues e kërkimor „Një javë në Kosovë”, të realizuar në vitet 2012–2013 me fonde të Bashkimit Evropian. Dokumentari i metrazhit të gjatë u shfaq në disa festivale dhe televizione ndërkombëtare, mes tyre në kanalin francez ARTE.

Organizuar nga të rinj aktivistë nga Ferizaji, me mbështetjen e IPKO Foundation.

Folësit

  • Fjalimi 1

    Shpëtim Selmani

    “Një libër me poezi”

    Poet, aktor teatri, prozator dhe dramaturg, me master në aktrim nga Universiteti i Prishtinës; aktivist në Lëvizjen FOL. Autor i „Shënimet e një grindaveci” dhe „Në kohën e gjakut dhe zhgënjimit, 2010–2017”.

    Edhe 2 edicione të tjera 
  • Fjalimi 2

    Miranda Gagica

    “Shkolla e Aktivizmit”

    Menaxhere e projektit „Shkolla e Aktivizmit” në Iniciativa për Progres (INPO), për të rinjtë 16–20 vjeç në shtatë qytete të Kosovës.

    Profili i folësit 
  • Fjalimi 3

    Besim Ugzmajli

    “Një javë në Kosovë”

    Regjisor filmi dhe teatri nga Ferizaji dhe drejtor artistik i Teatrit të Qytetit „Adriana”, me shumë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Mik i BarCamp Ferizaj që nga fillimet dhe folësi që ka folur më së shumti herë.

    Edhe 4 edicione të tjera 

Fotot

Nuk kemi ende foto nga ky edicion

Nëse ishe aty dhe ke foto, na i dërgo. Do t’i shtojmë në arkiv.

Na i dërgo fotot e tuaShiko albumin e plotë në Facebook