BarCamp Shtime #1 · Edicion shtesë

Vullnetarizmi dhe aktivizmi

Data
1 dhjetor 2018
Vendi
Shtëpia e Kulturës, Shtime
Folësit
Vjosa Morina & Bjondina RexhaArbenita KrasniqiShpend Mustafa

Eventi në Facebook 

Për këtë edicion

Më 1 dhjetor 2018, ekipi i BarCamp Ferizaj organizoi një edicion të veçantë në Shtëpinë e Kulturës në Shtime, për vullnetarizmin dhe aktivizmin. BarCamp-et, konferenca joformale të hapura për të gjithë, mbaheshin prej kohësh në qytete si Prishtina, Ferizaji, Gjilani, Mitrovica, Peja, Prizreni dhe Gjakova, dhe tani erdhi radha e Shtimes. U fol për pjesëmarrjen e të rinjve në jetën publike, për vetiniciativën dhe si mund të jenë të rinjtë pjesë e ndryshimeve në komunitetet e tyre.

Vjosa D. Morina dhe Bjondina Rexha, nga Mentoring our Future, ishin folëset e para të cilat folën për mentorimin dhe orientimin e të rinjve në karrierë.

Arbenita Krasniqi, nga Këshilli Rinor Kosovar (KYC), foli pas tyre. Ajo tregoi mbi punën që e bën kjo organizatë në bashkëpunim me strukturën e Këshillit të Nxënësve të Kosovës (KNK) dhe projekte të tjera të KYC-it për rritjen e pjesëmarrjes së nxënësve në proceset vendimmarrëse në arsim dhe rritjen e cilësisë së arsimit në Kosovë.

Shpend A. Mustafa, nga Iniciativa për Progres (INPO) dhe organizator i BarCamp Ferizaj, ishte folësi i fundit. Shpendi foli mbi fillimet e BarCamp Ferizaj, sfidat dhe rëndësinë e të kontribuarit në komunitet përmes vullnetarizmit sikurse është organizimi i BarCamp-eve, dhe aktiviteteve të tjera rinore me të cilat merret ai.

Në mbyllje, të rinjve të Shtimes iu ofrua mundësia që të bëhen vetë pjesë e organizimit të BarCamp-eve.

Organizuar nga ekipi i BarCamp Ferizaj brenda Iniciativës për Progres (INPO), me mbështetjen e IPKO Foundation.

Folësit

  • Fjalimi 1

    Vjosa Morina & Bjondina Rexha

    “Mentoring our Future”

    Vjosa Morina: Vjosa D. Morina, nga Mentoring our Future, për mentorimin dhe orientimin në karrierë të të rinjve.

    Bjondina Rexha: Nga Mentoring our Future, për mentorimin dhe orientimin në karrierë të të rinjve.

  • Fjalimi 2

    Arbenita Krasniqi

    “Të rinjtë në jetën publike”

    Nga Këshilli Rinor Kosovar (KYC).

    Profili i folësit 
  • Fjalimi 3

    Shpend Mustafa

    “Bëhu pjesë e BarCamp-it”

    Themelues dhe drejtues i BarCamp Ferizaj. Si student i shkencave politike foli për Klubin për Arsim më të Mirë; më pas, nga Iniciativa për Progres (INPO), për arsimin profesional dhe për pjesëmarrjen e të rinjve në BarCamp.

    Edhe 2 edicione të tjera 

Fotot

Nuk kemi ende foto nga ky edicion

Nëse ishe aty dhe ke foto, na i dërgo. Do t’i shtojmë në arkiv.

Na i dërgo fotot e tuaShiko albumin e plotë në Facebook