Edicioni #18 nga 50

Fluturime supersonike dhe maja malesh

Data
30 qershor 2015
Vendi
Restorant Orchide, salla e konferencave
Folësit
Ali AliuKushtrim Palushi

Eventi në Facebook 

Për këtë edicion

Edicioni i 18-të u mbajt të martën, më 30 qershor 2015, në sallën e konferencave të Orchide-së, me përvojat e pilotit të parë shqiptar të aeroplanëve supersonikë dhe të një alpinisti nga Ferizaji.

Ali Aliu, piloti i parë shqiptar që drejtoi aeroplanët reaktivë dhe supersonikë të ish-Armatës Popullore Jugosllave, tregoi si e nisi karrierën, si u regjistrua në shkollën e aviacionit dhe përvojat nga rreth 6 mijë fluturime, me mbi 2700 orë fluturimi, nga të cilat rreth 2200 orë me aeroplan supersonik.

Kushtrim Palushi, avokat me profesion, foli për aktivitetet sportive rekreative si ecja në natyrë, çiklizmi dhe vrapimi, dhe për rëndësinë e aktivitetit fizik për një jetë të shëndetshme. Tregoi përvojat e tij të fundjavës, përfshirë ngjitjen në dy majat më të larta të Ballkanit: Olimpin në Greqi dhe Musalën në Bullgari.

Organizuar nga të rinj aktivistë nga Ferizaji, me mbështetjen e IPKO Foundation.

Folësit

  • Fjalimi 1

    Ali Aliu

    “Piloti i parë shqiptar i aeroplanëve supersonikë”

    Piloti i parë shqiptar i aeroplanëve reaktivë dhe supersonikë të ish-Armatës Popullore Jugosllave, me mbi 2700 orë fluturimi.

    Profili i folësit 
  • Fjalimi 2

    Kushtrim Palushi

    “Sporti rekreativ dhe majat e Ballkanit”

    Avokat, partner themelues i zyrës ligjore RPHS dhe aktivist i shoqërisë civile, anëtar individual i KOMRA-s dhe njohës i drejtësisë tranzicionale. Si student garoi në gara ndërkombëtare në Vjenë dhe Harvard; në fundjavë ecën në male.

    Edhe 2 edicione të tjera 

Fotot

Nuk kemi ende foto nga ky edicion

Nëse ishe aty dhe ke foto, na i dërgo. Do t’i shtojmë në arkiv.

Na i dërgo fotot e tuaShiko albumin e plotë në Facebook