Për këtë edicion
Edicioni i 49-të u mbajt të martën, më 7 korrik 2020, si diskutim online, drejtpërdrejt në faqen e BarCamp Ferizaj në Facebook, për ballafaqimin me të kaluarën dhe dhunën seksuale gjatë luftës në Kosovë. Pikënisje ishte libri i kujtimit „Unë dua të dëgjohem”, me rrëfime të grave të mbijetuara të torturës nga lufta e fundit, dhe u diskutua për stigmën në shoqëri, mbështetjen psikosociale, infrastrukturën ligjore dhe mekanizmat shtetërorë, reparacionet, arritjet dhe sfidat në punën me të mbijetuarat.
Sebahate Pacolli-Krasniqi, nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), ishte folësja e parë e diskutimit.
Kushtrim Palushi, një nga partnerët themelues të zyrës ligjore RPHS, aktivist me përvojë shumëvjeçare në shoqërinë civile, anëtar individual i KOMRA-s dhe njohës i drejtësisë tranzicionale dhe i procesit të ballafaqimit me të kaluarën në Kosovë, ishte folësi i dytë.
Korab Krasniqi, nga forumZFD (Programi në Kosovë), foli për punën në hulumtimin dhe dokumentimin e përvojave të të mbijetuarave të dhunës seksuale në luftë.
Organizuar nga ekipa e të rinjve aktivistë të BarCamp Ferizaj, nën ombrellën e Iniciativa për Progres (INPO), në bashkëpunim me forumZFD (Programi në Kosovë), me mbështetjen e Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ).
Folësit
-
Fjalimi 1
Sebahate Pacolli-Krasniqi
“Puna me të mbijetuarat e torturës”
Nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT).
Profili i folësit -
Fjalimi 2
Kushtrim Palushi
“Drejtësia tranzicionale dhe të mbijetuarat”
Avokat, partner themelues i zyrës ligjore RPHS dhe aktivist i shoqërisë civile, anëtar individual i KOMRA-s dhe njohës i drejtësisë tranzicionale. Si student garoi në gara ndërkombëtare në Vjenë dhe Harvard; në fundjavë ecën në male.
Edhe 2 edicione të tjera -
Fjalimi 3
Korab Krasniqi
“Dokumentimi i përvojave të të mbijetuarave”
Menaxher projektesh në forumZFD (Programi në Kosovë) dhe aktivist për ballafaqimin me të kaluarën, kujtesën kolektive dhe ndërtimin e paqes, pjesë e shoqërisë civile që nga viti 2008.
Edhe 2 edicione të tjera
Fotot
Nuk kemi ende foto nga ky edicion
Nëse ishe aty dhe ke foto, na i dërgo. Do t’i shtojmë në arkiv.
Na i dërgo fotot e tua

