Edicioni #50 nga 50

Të zhdukurit e luftës në Kosovë

Data
28–30 dhjetor 2020
Vendi
Online (video në rrjetet sociale)
Folësit
Bajram QerkinajArsim GërxhaliuBesim Ugzmajli

Eventi në Facebook 

Për këtë edicion

Edicioni jubilar i 50-të e mbylli vitin e vështirë 2020 ndryshe: gjatë tri ditëve, 28–30 dhjetor 2020, BarCamp Ferizaj publikoi në rrjetet sociale tri intervista të regjistruara, një në ditë, për personat e zhdukur nga lufta e viteve 1998–1999 në Kosovë: rrëfimin personal, angazhimin institucional dhe vetëdijen shoqërore e kulturore. Synimi ishte të nxiste një diskutim individual dhe shoqëror për një temë që është pjesë e diskursit tonë të përditshëm, por me të cilën nuk jemi marrë sa duhet.

Bajram Qerkinaj, bashkëthemelues dhe drejtor ekzekutiv i Qendrës Burimore për Personat e Zhdukur, e themeluar në vitin 2016, foli për fillimet dhe organizimin e Qendrës, për bashkëpunimin ndëretnik të familjarëve të të zhdukurve, për mbështetjen institucionale dhe për angazhimin e institucioneve të Kosovës në zbardhjen e fatit të të pagjeturve. Solli edhe rrëfimin personal për zhdukjen e djalit të tij në luftë, eshtrat e të cilit ende nuk janë gjetur.

Arsim Gërxhaliu, drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore, ku punon që nga viti 1999, fillimisht në kuadër të misionit ndërkombëtar të UNMIK-ut dhe pas pavarësisë së Kosovës si drejtor, foli për 21 vjetët e punës së tij në zbardhjen e fatit të personave të pagjetur, për rezultatet e institucioneve të Kosovës dhe kujtesën kolektive, si dhe për përvoja nga identifikimi i trupave.

Besim Ugzmajli, drejtor artistik i Teatrit të Qytetit „Adriana” në Ferizaj dhe regjisor filmi e teatri me shumë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare, foli për vetëdijen shoqërore për personat e zhdukur, për përgjegjësinë e artit për ta trajtuar këtë çështje dhe për atë që ka bërë skena artistike deri më sot.

Organizuar nga ekipa e të rinjve aktivistë të BarCamp Ferizaj, nën ombrellën e Iniciativa për Progres (INPO), në bashkëpunim me forumZFD (Programi në Kosovë), me mbështetjen e Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ).

Folësit

  • Fjalimi 1

    Bajram Qerkinaj

    “Të jetosh me kujtimin e të zhdukurve”

    Bashkëthemelues dhe drejtor ekzekutiv i Qendrës Burimore për Personat e Zhdukur, e themeluar në vitin 2016.

    Profili i folësit 
  • Fjalimi 2

    Arsim Gërxhaliu

    “Angazhimi institucional për të pagjeturit”

    Drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore, ku punon që nga viti 1999.

    Profili i folësit 
  • Fjalimi 3

    Besim Ugzmajli

    “Arti dhe vetëdija shoqërore për të zhdukurit”

    Regjisor filmi dhe teatri nga Ferizaji dhe drejtor artistik i Teatrit të Qytetit „Adriana”, me shumë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Mik i BarCamp Ferizaj që nga fillimet dhe folësi që ka folur më së shumti herë.

    Edhe 4 edicione të tjera 

Fotot

Nuk kemi ende foto nga ky edicion

Nëse ishe aty dhe ke foto, na i dërgo. Do t’i shtojmë në arkiv.

Na i dërgo fotot e tua